Klubi gjilanas, Drita, ka arritur një sukses historik duke siguruar për herë të parë play-offin e Ligës së Konferencës, edhe pse humbi 3-0 ndaj Rayo Vallecanos në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Madrid.
Takimi u dominua nga vendasit, të cilët treguan një nivel superior në fushë. Florian Lejeune hapi serinë e golave me një supergol nga distanca në minutën e 33-të, duke lënë të shtangur portën e Dritës.
Më pas, një gabim i portierit Behluli shkaktoi një indirekt, të cilin Gumbau e shfrytëzoi për të shënuar golin e dytë (66’). Fitoren për Rayo Vallecano e vulosi Pacha në minutën e 83-të pas asistimit të Valentin.
Me këtë rezultat, Drita mbyll fazën e grupeve me 8 pikë, duke zënë vendin e 21-të, ndërsa Vallecano përfundon i katërti me 13 pikë.
Ne fazën “playoff” ka perfunduar edhe ekipi tjeter shqiptar Shkendija, në pozitën e 23-të edhe pse u mposht në ndeshjen e fundit nga AEK Larnaca.
Skuadra gjilanase tani pret të mësojë kundërshtarin e play-offit, ku do të zhvillohen dy ndeshje vendimtare për kualifikimin më tej në kompeticionin evropian.

