Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

by Nexhat

Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për një mandat 3-vjeçar.

Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, ndërsa Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

banner

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të GJK-së, Fiona Papajorgji u zgjodh në krye të këtij institucioni duke marrë votat e gjithë anëtarëve të trupës gjykuese.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy