Dy kandidatët për deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, kanë vizituar sot një fermë të pulave në Skivjan të Gjakovës.
Hoti ka thënë se LDK do të përkrah sektorin prodhues në Kosovë.
Pas përfundimit të vizitës, ferma nga Skivjani i kanë dhënë edhe një pako vezë Ish-kryeministrit Hoti.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me Hykmete N. Bajrami vizituam fermën e pulave “Bellini” në Skivjan të Gjakovës.
Ishte kënaqësi ta shohim nga afër përkushtimin e këtyre prodhuesve dhe t’i dëgjojmë kërkesat e tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë krah sektorit prodhues.

