Kajtazi: Afera “Ibër Lepenci” më e madhe sesa “Pronto”

by Nexhat

Skandali i mesazheve të publikuara nga grupi i WhatsApp-it mes disa protagonistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si Dejona Mihali, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, dhe kryeshefi aktual i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, sollën detaje tronditëse rreth kurdisjen së konkursit për kryshef të kësaj ndërmarrjeje.

Mesazhet i publikoi dje gazetari Lirim Mehmetaj, që rrjedhin nga dosja hetimore e prokurorisë për Faruk Mujkën.

banner

Ky top skandal, u diskutua me mysafirët e ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Gazetari Vehbi Kajtazi, tha se kjo aferë është më e madhe se ajo e Prontos.

“Kjo është më e madhe, vetëm se dallimi se nuk është me zë. Pra, janë komunikime dhe kur i dëgjon ti me zë, atëherë tingulli, zëri origjinal i protagonistëve i jep peshë shumë më shumë. Është edhe kurreshtja e njerëzve me e ditë se çka flet, një ministër, kryeministri, i bën shumë më shumë kurreshtarë për mënyrën se si flasin për mënyrën se si komunikojnë”, deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy