Kapja e grupit kriminal: Përmes korrupsionit me lëndë të shpronsimit, i shkaktuan dëme të mëdha shtetit

by Nexhat

Pas një aksioni të zhvilluar nga organet e sigurisë në vend, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Sipas Ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, dyshimet ndërlidhen me procesin e shpronësimit të pronave private.

banner

Të arrestuarit dyshohet se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kanë iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, siç thuhet në njoftimin e tij, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”.

“Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy