Kurti: Kosova kategorizohet në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është kategorizuar në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale sipas Indeksit të Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë Qeveritare.

“Kosova kategorizohet në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale sipas Indeksit të Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë Qeveritare (GTMI). Kjo e vendos vendin tonë në mesin e shteteve me nivel të lartë të maturitetit digjital.”

banner

Sipas tij kjo e dëshmon progresin e Kosovës në tri vitet e fundit.

“Rezultatet e publikuara sot dëshmojnë progresin që ka arritur Kosova gjatë tre viteve të fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit, të cilët mbulojnë fusha si: sistemet kryesore qeveritare, shtytësit e digjitalizimit në qeveri, përfshirja e qytetarëve dhe ofrimi i shërbimeve publike. Në vitin 2020 Kosova ishte në grupin C, të vendeve me fokus të kufizuar. Në vitin 2022, u kategorizua në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale. Sivjet, jemi në grup A.”

Kurti shton se “avancimi në indeksin GTMI konfirmon përparimin e Kosovës në ofrimin e shërbimeve  elektronike dhe në zbatimin e reformave që adresojnë shtyllat kryesore teknologjike, qeverisjen e të dhënave, zhvillimin e shkathtësive digjitale në administratën publike dhe qasjen mbarëqeveritare ndaj transformimit digjital”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy