Lindon Emërllahu transferohet te Polissya Zhytomyr, CFR Cluj përfiton 1.5 milionë euro

by Nexhat

Presidenti i CFR Cluj, Iuliu Mureșan, ka konfirmuar largimin e mesfushorit kosovar Lindon Emërllahu te klubi ukrainas Polissya Zhytomyr.

Ylli 22-vjeçar ndodhet aktualisht në Ukrainë për të kryer testet mjekësore dhe pritet të nënshkruajë kontratën brenda pak orësh.

banner

Sipas Mureșanit, Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro nga ky transferim, si dhe do të ruajë 15% nga shitja e ardhshme e lojtarit. “Është një biznes me përfitim për klubin, krahasuar me investimin që kemi bërë,” tha presidenti për gsp.ro.

Emërllahu ka zhvilluar këtë sezon 17 paraqitje në kampionat, duke shënuar katër gola, dhe ka luajtur edhe në kualifikueset evropiane: tre ndeshje në Ligën e Evropës dhe dy në Ligën e Konferencës. Në total, ai ka 41 paraqitje për CFR Cluj, me gjashtë gola dhe tre asistime në të gjitha kompeticionet.

Ylli kosovar, ish-lojtar i Ballkanit, ka edhe 12 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës. Në të kaluarën, Emërllahu ishte i lidhur me interesin e FCSB-së, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të çmimit.

Ky transferim shënon një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e mesfushorit, i cili do të ketë mundësinë të luajë në një kampionat tjetër të huaj dhe të fitojë eksperiencë ndërkombëtare. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy