Presidenti i Sllovakisë mosnjohëse në Kosovë më 21 dhjetor, pas vizitës në KFOR shkon për në Beograd

by Nexhat

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, do të vizitojë ushtarët sllovakë që shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO, Forca e Kosovës (KFOR), të dielën më 21 dhjetor.

Ky udhëtimi i presidentit të shtetit që se njeh Kosovën, vjen si udhëtim tradicional në prag të Krishtilindjeve. Ai do ta realizojë këtë vizitë bashkë me disa familjarë të ushtarëve.

banner

 “Në vizitë do të marrin pjesë presidenti dhe anëtarët e familjeve të ushtarëve që kërkuan zgjatjen e shërbimit të tyre në këtë mision. Përveç dimensionit zyrtar, vizita do të ketë edhe një dimension të veçantë familjar si një shfaqje respekti dhe mbështetjeje jo vetëm për vetë ushtarët, por edhe për të dashurit e tyre “, kanë konfirmuar nga departamenti i komunikimit i presidencës sllovake.

Pas takimit me kontingjentin sllovak, Pellegrini do të shkojë në Beograd, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi si kreu i parë i shtetit sllovak në 16 vjet. Atje do të takohet me presidentin serb, kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin.

 “Diskutimet do të kenë të bëjnë me zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe sfidat aktuale gjeopolitike “, kanë deklaruar nga departamenti i komunikimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy