Anëtari i PDK-së, Blerand Stavileci, ka vlerësuar figurën politike të Bedri Hamzës, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, duke e cilësuar atë si një nga eksponentët kryesorë të ngritjeve më të mëdha shtetërore që ka përjetuar Kosova.
Duke folur në Debat Plus, Stavileci theksoi se Hamza ka qenë njeriu që ka dhënë “vulën” për shumë projekte kapitale të realizuara ndër vite.
Sipas tij, ndonëse këto projekte kanë qenë pjesë e vizionit të PDK-së gjatë udhëheqjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ishte Bedri Hamza ai që, si kujdestar i buxhetit të shtetit, i bëri ato të realizueshme.
“Sa i takon kryetarit si risi, absolutisht gjatë kësaj periudhe këtë që e shohim Bedri hamza edhe si njëri prej eksponentëve kryesor të ngritjeve më të mëdha që i ka pas shteti jonë. Vulat e shumë projekteve kapitale i ka dhënë në fakt ai. Kanë qenë krijesa të PDK-së me kryetar Hashim Thaçin, por njeriu që i ka dhënë vulën dhe i cili i ka bërë të mundshme këto, i cili një njërën anë ka qenë kujdestar i buxhetit, një mbrojtës, një njeri që ka ruajtur deri me fundamentalizmin më të madh stabilitetin makrofiskal, në anën tjetër nëpërmjet politikave kreative financiare ka mundësuar që të zhvillohen këto projekte. Dhe janë realizuar me qindra projekte kapitale…
Bedri Hama ka krijuar një figurë shumë të baraspeshuar politike, i cili asnjëherë nuk fyen dhe ofendon. I cili sjellë uniteti, i cili as që e ka në fjalorin e tij fjalën përçarje e lërë më të bëjë veprime që çojnë në përçarje e njerkave tanë”, ka thënë Stavileci

