Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alban Zogaj, në emisionin Rubikon foli për shumë tema të rëndësishme për vendin.
Ai në Klan Kosova u shfaq tejet i ashpër me kritika në drejtim të qeverisjes së Albin Kurtit.
Zogaj tha se Qeveria Kurti me 12 miliardë euro në dispozicion nuk ka arritur ta përfundojë asnjë projekt.
“Asnjë shenjë nuk e kanë lënë në ekonominë e këtij vendi. Kjo është e papranueshme. Edhe është e çuditshme thënë të drejtën, se qysh është e mundur me kry një mandat të plotë e mos me lënë një shenjë të vetme”, deklaroi Zogaj.
Ish-nënkryetari i Prishtinës i shpalosi disa projekte që LDK-ja synon t’i realizojë nëse vjen në pushtet, të cilat mund t’i kuptoni në videon më poshtë.

