Abdixhiku nga Obiliqi premton 5 miliardë euro investime dhe pavarësi energjetike për Kosovën

by engel

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën e saj me tubimin e parë politik në qytetin e Obiliqit, ku kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi pikat kryesore të programit ekonomik dhe zhvillimor të LDK-së.

Duke iu drejtuar mbështetësve, Abdixhiku premtoi investime në vlerë prej 5 miliardë eurosh në sektorë kyç, përfshirë infrastrukturën, energjinë, ujin, hekurudhat, sportin dhe kulturën. Ai theksoi se një ndër projektet qendrore do të jetë ndërtimi i një centrali të ri me gaz, të cilin e cilësoi si hap drejt pavarësisë energjetike të vendit.

banner

“5 miliardë euro investime në infrastrukturë, energji, ujë, hekurudha, sport dhe kulturë. Centrali i ri me gaz për pavarësi energjetike, rrugë që lidhin rajonet dhe projekte që hapin vende pune”, deklaroi Abdixhiku.

Në fjalimin e tij, lideri i LDK-së u ndal edhe te çështjet mjedisore, duke theksuar se zhvillimi ekonomik nuk duhet të vijë në dëm të shëndetit të qytetarëve. Ai tha se Obiliqi nuk mund të vazhdojë të trajtohet si “zonë flijimi” dhe se energjia duhet të prodhohet vetëm duke respektuar standardet mjedisore.

Abdixhiku shtoi se programi i LDK-së parasheh investime serioze në energji të pastër, modernizimin e kapaciteteve ekzistuese dhe mbrojtje reale të mjedisit, duke e lidhur zhvillimin ekonomik me përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë afatgjatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy