Acarohet mërgimtari nga Amerika: Ma qitën vendvotimin 18 orë larg

by informim peje

Feim Zmajli, mërgimtar nga Kosova që jeton prej 25 vitesh në New York, ka shprehur pakënaqësinë për vendin e votimit të caktuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë.

Në një prononcim në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Zmajli tha se vendvotimi i tij është caktuar në Lowa, edhe pse ai kishte bërë kërkesë për të votuar në New York, ku është banor.

banner

“Unë e kam bërë kërkesën për të votuar në New York, sepse jetoj këtu prej 25 vitesh, por më kanë caktuar në Lowa, dhe nuk e di pse. Mendoj se mund të jetë bërë me qëllim, pasi unë nuk jam mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, por i krahut të luftës dhe kam qenë pjesëmarrës i UÇK-së”, tha Zmajli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy