“Babëdimër” në Qeveri: analisti Qorolli rendit dështimet ekonomike dhe sociale të qeverisë Kurti

by engel

Në një shkrim kritik ndaj qeverisjes aktuale, Adem Qorolli, analist i zhvillimeve ekonomiko-politike, ngre një sërë pikëpyetjesh mbi gjendjen sociale, ekonomike dhe institucionale në vend, duke e përshkruar situatën si “Babëdimër në Qeveri”.

Në ditën e mbledhjes së Qeverisë, Qorolli thekson se ekzekutivi duhet të japë përgjigje për çështje thelbësore që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve: punësimet partiake, mbylljen e korporatave prodhuese, migrimin masiv prej rreth 45 mijë qytetarësh në vit, mungesën e rezervave shtetërore dhe refuzimin për të dëshmuar në Prokurori.

banner

Analisti vë theksin edhe te inflacioni mbi 5 për qind, rritja e vazhdueshme e çmimeve, mungesa e barnave për pacientët me kancer dhe dializë, si dhe situata energjetike, ku – sipas tij – barrën financiare e paguajnë qytetarët e varfër, ndërsa Serbia nuk shlyen detyrimet.

Në fokus të kritikës janë edhe pensionet e ulëta prej 150 eurosh, largimi i profesionistëve si ushtarë, mjekë e mësues, vazhdimi i privatizimit, si dhe mungesa e bankës zhvillimore dhe sigurimit shëndetësor.

Sipas Qorollit, pas gjithë këtyre “pse-ve” fshihet një realitet i rëndë socio-ekonomik, që po tentohet të mbulohet me masa simbolike prej 50 apo 100 eurosh, pa adresuar problemet strukturore. Ai përfundon se dita e sotme është një reflektim i qartë i krizës së thellë të qeverisjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy