“Dardani lojtar emblematik, por unë isha më i miri”, Drilon Hajrizi i reagon ‘ashpër’ FBK-së

by Nexhat

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka reaguar publikisht pas injorimit që, sipas tij, i është bërë nga Federata e Basketbollit të Kosovës në ceremoninë e Laureatëve të Vitit, duke e cilësuar këtë veprim si më shumë se fyerje.

Në reagimin e tij, Hajrizi thekson se nuk kishte në plan të fliste publikisht, por vendimi për të shkruar erdhi për shkak të modelit që, sipas tij, po lihet pas në basketbollin kosovar.

banner

Ai rikujton sezonin e kaluar, ku Trepça fitoi tripletën, ndërsa vetë ai vlerëson se ishte ndër lojtarët më të dalluar në Superligë.

Hajrizi zbulon edhe sakrificën personale gjatë asaj periudhe, duke treguar se nga salla e operacionit, me fasha në kokë, ishte paraqitur në palestrën “Minatori” për të qenë pranë skuadrës, edhe pse nuk ishte i gatshëm për lojë.

Sipas tij, aty kishte dhënë shpirtin luftarak, djersën dhe zemrën për suksesin historik të Trepçës.

“Ky veprim i Federatës i fyen gjakun, djersën dhe rezultatet. Në fund, ata e kanë fyer veten”, shprehet Hajrizi, duke shtuar se nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë të luftojë për Kosovën, Mitrovicën dhe Trepçën.

“Injorimi që më bëri Federata e Basketbollit të Kosovës është më shumë se fyerje. Nuk shkruajta dhe nuk e kisha ne plan të shkruaja asgjë sepse tingëllonte si një lloj oportunizmi, por ajo që më nxiti të shkruaja është modeli që po e lëmë pas. Pa modesti, vitin e kaluar isha model i mirë, më i miri!

Nga salla e operacionit, e me fasha në kokë direkt shkova në Minatori. E dija që nuk mundem të futem menjëherë në lojë, por përçova shpirtin tim luftarak aty. Shpirtin, djersën dhe zemrën e dhurova për Trepçë kampion!

Kjo që bëri Federata e Basketbollit të Kosovës sot më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë ata e fyen veten! Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj deri sa të shtjerrem i tëri për Kosovë, për Mitrovicën, për Trepçën!

Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës. Ai është ikonë e Kosovës dhe lojtari më i sukseshëm shqiptar në arenën ndëkombëtare. Vitin e kaluar unë isha më i miri në Superligën e Kosovës”, shkruan Hajrizi në “Facebook”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy