Dinarë serbë dhe euro, kapet një veturë në Jarinjë me para të padeklaruara, i konfiskohen 25%

by Nexhat

Në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet në hyrje të Kosovës dhe pasi pala kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim doganor, pas kontrollit atij i janë gjetur para në valuta të ndryshme në vlerë mbi 10 mijë euro.

“Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit dhe gjërave personale, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në valuta të ndryshme (euro dhe dinarë serbë – RSD), ndërsa pas numërimit dhe konvertimit sipas kursit zyrtar, shuma totale ka rezultuar 10,202.27 euro. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është njoftuar hetuesi kujdestar dhe është realizuar konfiskimi i 25% të vlerës së mjeteve monetare të padeklaruara, ndërsa palës i është lëshuar vërtetimi përkatës për gjobë dhe konfiskim. Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, njoftoi dogana.

banner

Dogana u zotua për zbatim të ligjit dhe forciim të kontrolleve kufitare “me synim parandalimin e shkeljeve doganore dhe mbrojtjen e rendit financiar dhe interesave të Republikës së Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy