Sonte në Pressing në T7 është duke u diskutuar për garën e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku mes të ftuarve është edhe njohësi i çështjeve politike, Dukagjin Gorani.
Ky i fundit ka thënë se në Kosovë vlerësohen gjërat ‘’bardh e zi’’, dhe se ka të atillë që shohin vetëm zi, dhe të tjerët që shohin edhe bardhë.
Si shkurt, sot ndodhemi në situatë kur kjo shoqni nuk shesh para veti as programe, as ekipe, as kurgjo kjo e shesh vetëm i ka, qysh me thanë, syzat e një shoqnie që ishe vetëm dy poli. I sheh dy ngjyra, bardh edhe zi. Varet ku takon ti. A ta që shohin zi, mendoj une, takoj në partinë VV’së.. Po ka tjerë që shohin bardhë, ku boj pjesë unë, dhe unë shoh qysh megjithatë ky vend është vend i mundësive.
Ajo që mundemi me pa prej fushatës, dhe prej lodhjes, jemi tu e pa që po get Dubrava i pshtoj mbindërtimit në 12/13 kat, qysh u fol që 5/6 vjet, se s’është tu e përmend më kërkush, e më së paku është ka e përmend VV. Edhe ‘’hajnat në burg’’, po get edhe ata pshtun. Deri atëherë, shoqëria që i la syzat bardhë e zi, e din kë e ka ndërmend me votu. Për mu mendoj që është e thjeshtë. Ata që kanë jetu mirë qeto 5 vjet, ose që kanë jetu më mirë qeto 5 vjet le ta votojnë partinë që ka qenë në pushtet. Ata që nuk kanë jetu mirë, ose kanë jetu më keq, le t’i votojnë partitë që kanë qenë në opozitë’’, ka thënë Gorani.

