Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në zgjedhjet e rregullta sot ka emëruar përbërjen e re të Kryesisë.
Në një vendim historik, Justina Shiroka Pula u bë gruaja e parë në krye të këtij institucioni në vend.
ASHAK në njoftim për këtë ngjarje zbuloi edhe emrat e tjerë të Kryesisë.
Përbërja e Kryesisë së re të ASHAK:
1. Akademike Justina Shiroka Pula, Kryetare;
2. Akademik Fejzullah Krasniqi, Nënkryetar;
3. Akademik Bardh Rugova, Sekretar shkencor.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
1. Anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
2. Akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
3. Anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
4. Anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve.

