Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova s’ka lëshuar pe e prandaj po fiton.
Maliqi ka thënë e Kosova ka fituar në vitin 1999 dhe 2008, derisa që nga viti 2013 sipas tij vetëm është duke humbur kohë.
“Tha Kosova nuk ka lëshu pe e po fiton. Çelu tokë. Kosova ka fitu në 1999 dhe 2008. Kosova prej vitit 2013 veç po humb kohë!
Lista Serbe mbetet në krye të komunave. Shpejt rikthehen edhe policët dhe gjyqësori. Institiucionet e Serbisë që u mbyllën brenda Kosovës vazhdojnë i japin shërbimet te pika kufitare. BE dhe SHBA po thonë se detyrim është Marrëveshja e Ohrit e cila parasheh Asociacion”, ka shkruar Maliqi.
Sipas tij, aftësia e Kurtit për të prodhuar mashtrime optike është po aq e mahnitshme sa uria e publikut për t’i besuar ato.

