Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në Click Plus në TV21, tha se po mundohet me ekipin e tij për zgjerimin e programit për muzikor për pritjen e Vitit të Ri që do të mbahet në sheshin “Maqedonia”. Gjorgjevski mes tjerash tha se po përpiqet që të ketë edhe një këngëtar shqiptar.
“E kam pranuar edhe sugjerimin e kolegëve tuaj shqiptarë, të cilët më pyetën pse, megjithëse Llotaria Shtetërore e Videove po e mbështet të gjithë projektin dhe festën, nuk ka asnjë artist shqiptar. Me ekipin kemi diskutuar për këtë çështje dhe me mbështetjen e Qytetit të Shkupit do të përpiqem të sigurojmë edhe një këngëtar apo këngëtare shqiptare që të performojë për Vitin e Ri,” tha Gjorgjievski

