“Na kemi forcë me e ndalë Albin Kurtin – Jam krenar që PDK e ka ndalë – Edhe me kushtin e bllokadës, pa mu tremb syri e thëm”, Përparim Gruda

by Nexhat

Përparim Gruda, nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7 ka thënë se Kosova është vendi më i vetmuar në Ballkan, dhe se gjatë 4 viteve të fundit nga vendi janë larguar 200 mijë njerëz.

Ai ka shtuar edhe se, Bedri Hamza si kryeministër do të hapë fronte të reja të zhvillimit në Kosovë.

banner

‘’Mendoj që jemi në gjendje ku Kurti ka krijuar një far çarku depresiv në shoqëri, ku njerëzit kanë humbur besimin që diçka e mirë mund të bëhet në Kosovë. Ajo çka na duhet sot, është që më i bind njerëzit se mundemi me dal prej kësaj gjendje. Dhe nuk mujna me pranu faktin që kalojnë 5 vjet dhe s’ndodh asnjë gjë. Sot Kosova është vendi më i vetmuar  në Ballkan. 200 mijë njerëz kanë ik në 4 vitet e fundit. Ky vend është qeveris keq, tmerrësisht keq. Albin Kurti sot është i pafuqishëm politikisht me vazhdu me majt Kosovën në bllokadë. E ka majt mjaftueshëm. Na kemi forcë me nalë Albin Kurtin. S’mundet me shantazhu kërkon Albin Kurti me zgjedhje, as me bllokadë. Jam krenar që PDK e ka nal Albin Kurtin. Edhe me kushtin e bllokadës, unë s’iki kësaj, e them pa mu tremb syni. Pjesë tjetër e punës është me pru Bedri Hamzën kryeministër dhe me hap fronte të reja të zhvillimit në këtë vend’’, ka thënë Gruda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy