Besianë Musmurati, nga Partia Demokratike e Kosovës, e ftuar në Pressing në T7 ka folur për programin e kësaj partie për arsimin.
Ajo ka folur edhe për çerdhet, duke thënë se PDK ka në planprogram ndërtimin e 100 çerdheve të reja.
‘’Duke filluar nga edukimi i hershëm, në plan e kemi t’i ndërtojmë 100 çerdhe të reja. Do t’i subvencojmë me nga 100 euro të gjitha që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private sepse ndërtimi i çerdheve të reja është proces që merr pak më shumë kohë, ndërkaq nevoja për çerdhe të reja është emergjente. Ne kemi diku 134 mijë fëmijë të moshë 0-6 vjeç në Kosovë, ndërkohë vetëm 31 mijë shkojnë në çerdhe. Vetëm 23% e fëmijëve 0-6 vjeç sot shkojnë në zgjedhje. Me çfarëdo kriteri që e masim, rekomandohet që të paktën 95% fëmijëve 0-6 vjeç duhet të ekspozohen ndaj edukimit të hershëm. Kjo është për shkak të kopshteve publike’’, ka thënë ajo

