Sonte, nata e yjeve për basketbollin e Kosovës

by Nexhat

Sonte është Gala Mbrëmja e Basketbollit të Kosovës. Në këtë event shumë të rëndësishëm do të nderohen më të mirët e basketbollit për vitin që po e lëmë pas në ceremoninë  “Laureatët 2025”.

Në mbrëmjen e yjeve do të nderohen më të mirët e vitit 2025, si Basketbollisti më i mirë i vitit, Basketbollistja më e mirë, Top 5 në të dyja konkurrencat. Gjithashtu do të nderohen Klubet më të mira te meshkujt dhe femrat. Po ashtu do të ketë çmime për Shpresat e Vitit, si dhe Trajnerin e Vitit, e si zakonisht edhe Gjyqtari i Vitit e Kontribuuesi i basketbollit.

banner

Po ashtu do të ketë çmim për Ambasadorin e basketbollit të Kosovës jashtë vendit.

Çmime speciale dhe shumë të rëndësishme janë edhe për Veteranët, duke i nderuar që kanë dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.

Në këtë event shumë të rëndësishëm do të marrin pjesë zyrtarët e FBK-së, sponsorët, partnerët, përfaqësues të klubeve në vendin tonë, basketbollistë e basketbolliste dhe përfaqësues nga komuniteti i basketbollit në vendin tonë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy