Fundjavë me mjegull dhe temperatura të ulëta

by informim peje

Mjegulla nuk duket e mundshme të largohet përgjatë fundjave.

Ultësirave do të vazhdojë të mbetet edhe orëve të pasdites, sidomos përgjatë rrafshit të Dukagjinit. Rreze të diellit më shumë parashihet të ketë pjesëve të larta të vendit. Minimalet zbresin deri në -3C e -1C. Ditën maksimalet shkojnë në 6C e 9C, derisa pjesëve të mbuluara me mjegull mbesin të ulëta, prej 2C e 5C. Dominojnë qetësitë.

banner

Kushtet e mjegullës mbesin edhe në fillim të javës së ardhshme, megjithëse nga dita e martë dhe mërkurë pritet ndryshim i situatës sinoptike, kur po parashihen të reshura të shiut të depërtojnë mbi vend. Minimalet mbesin të ulëta fillimisht, prej -2C, por më pa shënojnë rritje në vlera pozitive. Maksimalet shënojnë një rritje deri në 7C, ato maksimale ditën e mërkurë.

Po parashihet të fryjë edhe erë më e theksuar jugore e juglindore mbi 10m/s, që pritet të ndihmojë në largimin e mjegullës përgjatë ultësirave. Duke shkuar në pjesën e dytë shfaqen sinjale për një ulje më të theksuar të temperaturave, në vlera negative, në të dy vlerat ekstreme, por mundësi edhe për reshje dëbore./MendimipërMotin/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy