Gjobiten kamionë në Ferizaj për ndotjen e rrugës magjistrale Ferizaj–Kaçanik

by engel

Dy kamionë me targa të huaja janë ndëshkuar me gjoba nga Policia Rajonale e Ferizajt, pas ankesave të qytetarëve për ndotje të rrugës magjistrale Ferizaj–Kaçanik. Kamionët ishin angazhuar nga kompani private për transport dheu në zonën e fshatit Komogllavë.

Sipas Policisë, shoferët nuk kishin pastruar gomat e automjeteve para se të hynin në rrugët e asfaltuara, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme në tri pika të ndryshme të magjistrales. Kjo situatë kishte rrezikuar sigurinë në trafik dhe kishte krijuar shqetësim për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

banner

Në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, autoritetet kanë shqiptuar gjoba prej 1,000 eurosh për secilën kompani përgjegjëse, për shkak të shkeljes së rregullave dhe ndotjes së ambientit.

Policia u ka bërë thirrje kompanive ndërtimore dhe transportuese që të respektojnë obligimet ligjore gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar se është e ndaluar hyrja e automjeteve nga rrugët e pashtruara në rrugë të asfaltuara pa larguar paraprakisht baltën dhe materialet e tjera ndotëse nga gomat. Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy