Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë tubime në rajonin e Dukagjinit, Pejë, Deçan e Junik.
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku do të prezantojë programin qeverisës.
Njoftimi i plotë:
Shihemi sot në Dukagjin, Junik – Deçan – Pejë! ✌️
Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për t’ju folur drejtpërdrejt për programin dhe vizionin tonë për Republikën e Kosovës, për një shtet më të fortë, funksional, më të drejtë dhe me shpresë për çdo qytetar.
Në Junik, Deçan dhe Pejë, do të prezantojmë vizionin qeverisës të LDK-së, si dhe kandidatët tanë nga kjo anë, njerëz të ndershëm, të dëshmuar dhe të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve me përgjegjësi.
Ejani sot të gjithë: qytetarë, familjarë, miq e aktivistë! Ejani ta dëgjoni programin tonë, ta ndani vizionin tonë dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen e Kosovës.
Zgjidhni shpresën!
🤝 Le të jemi bashkë për Kosovën që duam dhe ndryshimin që e meritojmë!
VOTO 123 – LDK

