Zjarrvënie të njëpasnjëshme në Prishtinë: pesë vetura digjen brenda pak orësh, policia në kërkim të një të dyshuari

by informim peje

Një incident serioz ka tronditur kryeqytetin në orët e hershme të mëngjesit të 19 dhjetorit 2025, kur janë raportuar zjarrvënie të njëpasnjëshme në pesë lokacione të ndryshme në Prishtinë, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe dëme materiale të konsiderueshme.

Sipas informatave, rreth orës 03:00, në Stacionin Policor Jugu është raportuar për zjarrvënie në këto lokacione: rr. Astrit Rrushi ,rr. Beqir Kastrati, rr. Jakov Xoxa, rr. Andrea Aleksi, rr. Nezir Mujaj

banner

Njësitet policore të SP-Jugu kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar se pesë vetura janë dëmtuar nga zjarri. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas deklarimeve të dëshmitarëve dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë, në disa prej lokacioneve vërehet një person i veshur me tesha pune dhe me kapele, i cili dyshohet se ka ndezur zjarret dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale: “Zjarrvënia, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa policia është në kërkim të personit të dyshuar dhe po analizon pamjet e kamerave për identifikimin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy