Fjalët e Konjufcës për kundërshtarët, Halimi e LDK-së: Simbolikisht nënkupton se dëshiron të na zhdukë totalisht

by Nexhat

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka reaguar nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili gjatë një tubimi elektoral në Ferizaj i tha një mbështetësi “kemi me i bo tokë të zeze”, duke iu referuar partive kundërshtare.

“Njeriu i dytë i VV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se don me na rrafshu në tokë të zezë. E vetëm ta dini se, në kuptimin simbolik, kjo nënkupton rrafshim dhe zhdukje totale, me na kthy në hi, me na fshi nga forma, kujtesa dhe vlera”, shkroi Halimi në një postim në Facebook.

banner

Kështu, sipas saj, LVV-ja synon “shkatërrimin e mendimit ndryshe”.

“Kjo është e vërteta e tyre, shkatërrimi i mendimit ndryshe dhe i gjithsecilit që guxon të mos rrotullohet në orbitën e tyre”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy