Koci: Kam informacione se një bashkatdhetar u arrestua në Serbi me pretekstin se kishte emblemën e UÇK-së në veturë

by Nexhat

Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se ka marrë informacion për arrestimin në Serbi të një bashkëatdhetari të cilit i është gjetur emblema e UÇK-së.

Koci ka thënë se ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i dëmshëm.

banner

Avokati ka sugjeruar që mos të kalohet në Serbi me emblema të UÇK-së për shkak të arrestimeve.

Postimi i plotë:

Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë.

Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm.

Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik.

Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare.

Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale.

Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë.

P.S.

Ju lutëm, shpërndajeni (share) sa më shumë këtë postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy