Kurti viziton familjet e dëshmorëve

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi dy vizita gjatë ditës së diel tek familjet e dëshmorëve.

Fillimisht Kurti qëndroi në Kaçanik te ish-kryetari i kësaj komune, Tahir Çaka.

banner

“Në konakun e Tahir Çakës, kryetarit të parë të komunës së Kaçanikut pas çlirimit të vendit tonë. Familja Çaka i ka dy dëshmorë, vëllezërit e Tahirit, dhe martirë, prindërit e tij që i vranë forcat armike serbe gjatë luftës. Kaçaniku, qytet i rezistencës, e ka familjen Çaka si një prej simboleve të përkushtimit ndaj atdheut”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më pas ai u ndal në Shtime tek familja e luftëtarit të UÇK-së Hasan Metushi.

“Aty ku qëndresa ka qenë përherë e madhe dhe atdhetarizmi kuptimplotë. Ishim në familjen e luftëtarit të UÇK-së Hasan Metushi, nëna e të cilit është e zhdukur që nga 15 janari 1999. Varri i saj është pa kufomë. Atij i janë vrarë edhe babai dhe dy axhallarë, po atë ditë, më 15 janar 1999, në masakrën e Reçakut. Nga familja e gjerë Metushi ka edhe dëshmorë dhe martirë të tjerë në luftën e fundit. Lavdi për të gjithë martirët dhe dëshmorët e kombit!”, ka shkruar tutje Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy