Policia gjen një armë e municion në shtëpinë e të arrestuarit për rastin e Vukashinoviqit

by Nexhat

Policia ka njoftuar se e ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar të shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq.

Në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 telefona celularë, 1 laptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë armë.

banner

Ai është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËND NË TENTATIVË & RRËMBIM – Leposaviq / 01.11.2025 – NN.   Më datë 20.12.2025, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit m/k, i cili dyshohet se është i përfshirë në dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale. Ky rast ka ndodhur më datë 01.11.2025, ku viktimë e rastit është një mashkull kosovar. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy