RAHOVEC/ Digjet autoambulanca e QMF-së në Ratkoc, policia në kërkim të të dyshuarit

by Nexhat

Një incident me zjarr ka ndodhur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku si pasojë flakët kanë dëmtuar Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në këtë fshat.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për RTKlive se zjarri ka përfshirë dhe ka djegur një autoambulancë në QMF-në e fshatit Ratkoc.

banner

Elezaj shtoi se, si pasojë e flakëve, janë shkaktuar dëme edhe në objektin e QMF-së, ndërsa theksoi se një person i dyshuar është në kërkim.

“Rreth orës 02:40 është raportuar për një incident zjarri në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme edhe në objektin e QMF-së. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pasur pasoja për njerëzit. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si ‘zjarrvënie’. Lidhur me rastin, jemi në kërkim të një personi të dyshuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy