Tri përballje të forta sot në Superligën e Kosovës

by Nexhat

Xhiroja e 18-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon edhe sot me zhvillimin e tre ndeshjeve interesante, që pritet të ofrojnë emocione dhe rivalitet të fortë në fushë.

Në program janë tri përballje shumë të rëndësishme, ku gjashtë skuadra synojnë të arkëtojnë pikët e plota për objektivat e tyre në kampionat.

banner

Malisheva do të jetë nikoqire e Dritës në stadiumin “Liman Gegaj”, në një duel ku të dyja ekipet kërkojnë fitore për të vazhduar garën për pozita sa më të larta në tabelë.

Një tjetër ndeshje mjaft tërheqëse do të luhet në Klinë, ku Dukagjini përballet me liderin aktual, Ballkanin.

Ndërkohë, Gjilani synon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive, teksa para tifozëve të vet pret skuadrën e Prishtinës së Re.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme do të startojnë në ora 13:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy