Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në oborr të shtëpisë në Shkodër, arrestohen 2 persona

by Nexhat

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës duke çuar kështu në zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re më 27 shkurt të këtij viti.

Personat e arrestuar janë Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

banner

“Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull; V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy