Abdixhiku: Koha që LDK nga qeveria qendrore t’i jap Prishtinës zhvillimin që i takon, 1.5 miliardë euro investime

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Lumir Abdixhiku tha se Prishtina po flet qartë në këto zgjedhje.

banner

Tutje, ka thënë se kryeqyteti po kërkon zhvillim në vend të bllokadës.

Postimi i plotë:

Në Bregun e Diellit të Kryeqytetit, në shkollën “Ismail Qemali”, Dega e Tretë na dhuroi një tubim vërtet madhështor.

Prishtina po flet qartë në këto zgjedhje.

Ajo e ka zgjedhur ndryshimin e parë. Qartë dhe bindshëm.

Kryeqyteti kërkon zhvillim.

Kërkon projekte në vend të bllokadës.

Kërkon normalitet në vend të propagandës.

Dhe projekte do të ketë. Plot 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën. Nga Unaza e Jashtme, te Qendra Sportive, teatrot dhe parku teknologjik.

Është koha që LDK nga Qeveria Qendrore dhe LDK nga udhëheqja lokale t’i japin Prishtinës atë që i takon: zhvillim.

Dega 3 e Prishtinës, në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë të dëshmuar. Një ekip me përvojë institucionale, energji qytetare dhe përkushtim ndaj vlerave rugoviane dhe shërbimit publik. Numër 22 Alban Zogaj, numër 10 Ukë Rugova, numër 12 Adelina Thaqi Meta, numër 21 Doruntinë Maloku, numër 42 Elmire Nikçi Rexha, numër 48 Myzejene Selmani nga partneri ynë AKR, numër 49 Sokol Havolli, numër 53 Arta Metaj Govori, numër 77 Lumbardh Salihu, numër 83 Bejtush Gashi nga partneri ynë AKR dhe numër 84 Nazmije Krasniqi Jusufi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy