E duan top-klubet, Asllani: Çdo gjë në kohën e duhur

by Nexhat

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani pritet të jetë një nga emrat më intrigues të afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Asllani e ka nisur sezonin në mënyrë pozitive me Hoffenheim, ndërsa klauzola e tij e largimit, e cila sillet mes 25 dhe 29 milionë eurosh, e bën atë një opsion shumë tërheqës për klubet e mëdha evropiane.

banner

Sipas medieve të huaja, Barcelona është mes klubeve të interesuara për shërbimet e 23-vjeçarit, ndërsa në Gjermani interesimi më i madh vjen nga dy gjigantët, Bayern Munih dhe Borussia Dortmund, që po e ndjekin nga afër paraqitjet e tij.

Në një intervistë për RTL, Asllani ka konfirmuar se është në dijeni të spekulimeve për të ardhmen e tij, por thekson se për momentin fokusi i tij është te Hoffenheim.

“Sigurisht që dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është privilegj dhe ndihem pak krenar, por jam i përqendruar te Hoffenheim, te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Do të shohim çfarë ndodh në fund. Çdo gjë në kohën e duhur,” u shpreh ai.

Sulmuesi kosovar shtoi se planifikimi i karrierës është tashmë një domosdoshmëri.

“Sigurisht që flas për të ardhmen me familjen dhe miqtë e afërt. Nuk jam më 18 vjeç, ndaj duhet të planifikoj karrierën dhe jetën. Duhet të di deri ku dua të shkoj, çfarë dua, të njoh veten dhe të zbuloj çfarë është e rëndësishme për mua, cilat janë prioritetet e mia.”

Asllani theksoi se për të, balanca mes futbollit dhe jetës personale është thelbësore, duke nënvizuar se një “jetë e mirë” jashtë fushës ndikon drejtpërdrejt edhe në suksesin sportiv, sepse “një gjë sjell tjetrën”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy