Kurti premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për gjithsecilin

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje sot e vazhdoi fushatën zgjedhore në komunën e Podujevës, ku shpalosi programin e saj. Para simpatizantëve, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, premtoi, siguri, begati, zhvillim ekonomik e mirëqenie për gjithsecilin.

Ai deklaroi se përmes bankës zhvillimore do t’i mbështesin prodhuesit vendor me 1 miliard euro, derisa premtoi edhe dyfishimin e bursave për studentë.

banner

Siguri, begati, zhvillim ekonomik e mirëqenie për gjithsecilin ka premtuar kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti, para simpatizantëve të tij në qytetin e Podujevës.

Kurti deklaroi se përmes bankës zhvillimore do t’i mbështesin prodhuesit vendor me 1 miliard euro. Kurti po ashtu ritheksoi ndihmesën për biznese, investimet në arsim, përkrahjen e të rinjve, rritjen e pagës minimale, rritjen e pensioneve, si dhe investimet në infrastrukturën rrugore.

Ai tha se për secilin fëmijë nga 60 euro sa me shumë fëmijë aq e pran do ta keni shtetin. Kurti tha se bizneset do të kenë likuidet.

Kurti premtoi se buxhetin për bursat për studentët do ta dyfishojnë derisa deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje  ka programin më të mirë  për të ardhmen e Kosovës.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se ka pasur dyfishim të buxhetit nga qeverisja e tij. Ai përmendi edhe terminalet doganore, si sukses duke thënë se ato janë bërë të shtetit.

Ai foli edhe për arsimin, duke premtuar se do të ndihmohet me sistemin dual të arsimit, ku do lidhen aftësimi profesional me tregun e punës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy