PEJË/ Përfundon aksioni i Policisë, arrestohet i dyshuari për një rast të rrëmbimit në vitin 2021

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka përfunduar aksioni policor në Pejë që po zhvillohej për “krim të organizuar”, “rrëmbim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjatë këtij  aksioni është arrestuar R.H. pas një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi në vitin 2021.

banner

Lidhjur me rastin një person ndodhet në paraburgim.

Komunikata e plotë:

Përfundon operacioni policor në Pjeë, arrestohet R.H

Pejë, 22 Dhjetor 2025 – Operacioni policor në Pejë, ka përfunduar dhe është arrestuar i pandehuri R.H., siç edhe ishte planifikuar, në bazë të urdhrit të kontrollit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Krim i organizuar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi”

– Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Aksioni i sotëm, në të cilin kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, është rezultat i një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili  kishte ndodhur në vitin 2021.

Lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim.

Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit janë siguruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy