Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan:
Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar “Ilirët”.
Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i Prishtinës në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij.
Postimi i plotë:

