Te Liverpool frikë se Alexander Isak e ka thyer këmbën

by Nexhat

Liverpool është në pritje të rezultateve të ekzaminimeve mjekësore për të konfirmuar nëse sulmuesi Alexander Isak ka pësuar thyerje të këmbës.

Mediat britanike kanë raportuar të hënën se ekziston shqetësim serioz për gjendjen e sulmuesit suedez, i cili është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

banner

Isak është lënduar gjatë ndeshjes ku “Reds” kanë fituar 2-1 ndaj Tottenham në Londër, në momentin kur ka shënuar golin e parë për Liverpool. Ai është goditur nga mbrojtësi i “Spurs”, Micky van der Ven. Njëzet e gjashtë vjeçari është parë duke çaluar, çka ai nuk ka festuar me bashkëlojtarët dhe është larguar nga fusha i lënduar.

Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka pranuar se situata dukej shqetësuese.
“Nëse një lojtar as që përpiqet të vazhdojë lojën, zakonisht nuk është shenjë e mirë. Por ende nuk kemi konfirmim mjekësor dhe nuk duam të nxitojmë me përfundime”, është shprehur Slot.

Sipas “The Athletic” dhe “Sky Sports”, ekziston frika se Isak mund të ketë thyer këmbën, çka do ta mbante jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Një mungesë e gjatë e Isak do të ishte goditje e madhe për Liverpool, sidomos në këtë periudhë kur Mohamed Salah është në Kupën e Afrikës, ndërsa Cody Gakpo pritet të rikthehet nga lëndimi vetëm në fillim të vitit të ardhshëm. Aktualisht, Slot ka në dispozicion kryesisht Hugo Ekitike, i cili ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit, dhe Federico Chiesa, i cili është aktivizuar pak

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy