50 vjet burg për sulmuesin e shkollës në Zagreb një vit pas krimit

by Nexhat

Një vit pas krimit të llahtarshëm në një shkollë të Zagrebit, Gjykata Themelore ka dënuar autorin e veprës me 50 vjet burg.

Sulmuesi 20-vjeçar është shpallur fajtor për vrasje të rëndë me thikë të një fëmije, katër akuza për tentim vrasjeje të rëndë, si dhe për dhjetëra raste të shkeljes së të drejtave të fëmijëve.

banner

Më 20 dhjetor të vitit të kaluar, autori i krimit kishte hyrë në ambientet e shkollës Preçko dhe kishte sulmuar me thikë një mësimdhënës dhe disa nxënës.

Një fëmijë humbi jetën si pasojë e plagëve, ndërsa mësuesi dhe tre fëmijë të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore. Sulmi u krye para syve të dhjetëra nxënësve.

Autori ishte ish-nxënës i kësaj shkolle dhe, pas sulmit, ishte larguar drejt një qendre shëndetësore aty pranë, ku tentoi t’i jepte fund jetës. Prindërit e fëmijës që u vra nuk ishin të pranishëm në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy