Barcelona në ndjekje të Hamza Abdelkarim

by Nexhat

Barcelona po ndjek me kujdes sulmuesin shtatëmbëdhjetë vjeçar egjiptian Hamza Abdelkarim, i cili luan për klubin e Al-Ahly.

Abdelkarim konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit afrikan dhe disa ekspertë e krahasojnë me Erling Haaland për aftësitë e tij në sulm dhe lojën ajrore.

banner

Klubi katalanas ka bërë një ofertë fillestare për huazim me mundësi blerjeje, por Al-Ahly kërkon tetë milionë euro për talentin e ri dhe nuk ka pranuar një marrëveshje që përfshin një përqindje nga shitja e ardhshme.

Hamza ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Barcelonën, por negociatat vazhdojnë. Sulmuesi ka shfaqur aftësi të jashtëzakonshme jo vetëm te ekipi i parë i Al-Ahly, por edhe te kombëtarja U17 e Egjiptit.

Ai ka shënuar tri gola dhe dha një asist në katër ndeshje të Kupës së Kombeve U17 të Afrikës, duke ndihmuar Egjiptin të kualifikohet për Botërorin U17, ku ka shënuar dy gola të tjerë dhe ka tërhequr vëmendjen e skautëve evropianë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy