Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

by Nexhat

Ardhja e Fullkrug mbyll çështjen e sulmit te Milan, me “bomberin” gjerman që ka marrë përsipër një bast të madh, të mbaj mbi shpatulla fanellën me numrin 9-të, e shndërruar në mallkim në vitet e fundit. Tani Igli Tare dhe pjesa tjetër e stafit kuqezi është e përqendruar totalisht te gjetja e një mbrojtësi, ku në krye të listës ndodhet Federico Gatti.

Qendërmbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” shihet si lojtari ideal për skemat e Allegrit, për më tepër që Gatti është një lojtari i cili mund t’i mbulojë të tre linjat e mbrojtjes. Sigurisht që Juventus nuk ka ndërmend të heq dorë kaq lehtë nga Gatti, për më tepër që do përforconin një rival direkt, për këtë arsye Juve kërkon të përfshijë në negociata mesfushorin e Milan, Samuele Ricci.

banner

Regjisori i “djallit” pëlqehet shumë nga Spalletti, të dy kanë punuar te përfaqësuesja e Italisë. Pavarësisht se Milan e bleu për 25 milionë euro në verë, Allegri preferon me shumë Jasharin, ndërsa si zëvendësues i tij shihet Modric.

Në mesfushë, Allegri ka edhe opsione të tjerë si Fofana, Loftus-Cheek dhe Rabiot. Për këtë arsye një shkëmbim i mundshëm Gatti-Ricci nuk është i pamundur, përkundrazi. Në çdo rast, nëse dështon pista Gatti, Tare ka dhe dy opsione të tjera shkruan La Repubblica, Skriniar dhe Dier

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy