Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

by informim peje

Mbrëmjen e së martës, si pasojë e mbingarkesës përkundër intervenimeve në disa zona, në lagjet “Bajram Curri” dhe “Ortakoll” janë djegur trafo, për çka është dashur të intervenojnë zjarrfikësit.

Kështu ka raportuar korrespondenti Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

banner

“Ekipet e KEDS-it dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarret dhe kanë evituar rreziqet. Ekipet e KEDS-it kanë qenë aktive por akoma rrjeti i vjetruar elektrik, mbingarkesa si pasojë e rritjes së numrit të bashkatdhetarëve dhe uljes së temperaturave pasi qytetarët ngrohen me energji elektrike”.

“KOST ka njoftuar se është intervenuar pas dëmtimit në një transformator tr3 në stacionin numër 1 të furnizimit me energji elektrike në Prizren. Për katër orë është zgjidhur problemi dhe është futur në operim ky nënstacion”, deklaroi Salihu nga Prizreni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy