Analisti politik Ylli Hoxha ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje po hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një trend të dukshëm rënës, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe atyre të vitit 2021.
Sipas tij, LVV ka humbur një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes qytetare dhe po përballet me një rënie të vazhdueshme elektorale.
Ai theksoi se një ndër faktorët kryesorë që po ndikon negativisht është lodhja e elektoratit nga ciklet e shpeshta zgjedhore dhe kriza politike e vazhdueshme.
“Pak a shumë kem përsëritje të 9 shkurtit….Një rënie e ngjashme prej dy për qind, në elektoralin e përgjithshëm të numrave të tyre. Nëse i ka pasur 51 në 2021, ka rënë 42, pres që edhe dy për qind tjera të shkojë, gjatë këtij viti të bjerë më tutje. Elementi që mund të ketë ndikim është bllokada, e ka kriju edhe ciklin e katërt zgjedhor brenda vitit. Dhe fushata zgjedhore është me zbehtë se asnjëherë më parë. Njerëzit disi si me zor, aktivistët po dalin por nuk aty zemër që njerëzit dalin me entuziazëm për të përkrahur subjektin e tij, sepse është normale sepse katër herë fushata për një vjet rrallë herë mbahen”,, ka deklaruar ai.

