Identifikohet 29-vjeçari që vodhi paratë në “Xhaminë e Vogël” në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

by Nexhat

Sot pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, është arritur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“I dyshuari, F.A. ( 29 vjeç), dyshohet se me datë 09.12.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave”, thuhet në njoftimin e policisë.

banner

“Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale”, vijon njoftimi.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy