Kurti e nxjerr sistemin raketor antitank nga Gjermania: Blerje e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 të blerë nga Gjermania, duke e konsideruar këtë si një tjetër blerje të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Kurti ka thënë se ky sistem raketor është një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, në përdorim nga ushtritë e vendeve të NATO-s.

banner

Postimi:

Sistemi raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 pjesë e arsenalit mbrojtës së FSK-së

Gjatë mandatit tonë, Ministria e Mbrojtjes, përveç të tjerash, ka realizuar edhe një blerje tjetër të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës: sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, në përdorim nga ushtritë e vendeve të NATO-s.

Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës sonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy