Moskë: dy policë humbin jetën në një shpërthim

by informim peje

Dy oficerë policie dhe një person tjetër kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Moskë, kanë bërë të ditur autoritetet ruse. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Yeletskaya të kryeqytetit rus, ku dy efektivë të policisë rrugore kanë vënë re një “individ të dyshimtë” pranë një automjeti policie.

Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, oficerët iu afruan personit për ta ndaluar, por në atë moment u aktivizua një pajisje shpërthyese, shkruan A2 CNN. Si pasojë e shpërthimit, dy policët humbën jetën nga plagët e marra, ndërsa një person tjetër, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, gjithashtu u vra.

banner

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të dyshuarit apo motivet e mundshme të sulmit. Hetimet janë në vijim, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie.

Zëdhënësja e Komitetit Hetimor, Svetlana Petrenko, deklaroi në një njoftim të publikuar në Telegram se në Moskë është hapur një çështje penale “lidhur me atentatin ndaj jetës së oficerëve të policisë rrugore”.

Ky incident vjen vetëm dy ditë pas një tjetër sulmi të rëndë në kryeqytetin rus. Të hënën, një gjeneral i lartë, Fanil Sarvarov, u vra pasi një pajisje shpërthyese e vendosur nën automjetin e tij u detonua. Autoritetet po hetojnë nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve, megjithëse deri tani nuk është konfirmuar asnjë pistë zyrtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy