NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

by Nexhat

Skuadra kampione e Oklahoma pësoi të martën humbjen e katërt sezonale. Thunder u mundën 130- 110 nga San Antonio, që cijon të konfirmoi formën e mire që po kalon këtë sezon. Shai Alexander realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Spurs dyshja Johnson-Castle realizoi 49 pikë.

Fitore në sekondat e fundit për Dallas, që mundi 131-130 Denver në një sfidë spektakolare. Flagg me 33 pikë e Davis me 31 pikë u dalluan për teksanët. Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi 126-123 Atlanta, sfidë ku diferencën e bëri Josh Giddey me një “triple double”.

banner

Lakers dalin të mundën ndaj Phoenix në transfertë, me Suns që fitoi 132-108. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë (Brooks me 25 pikë më i miri). Surprizon Toronto, që falë 27 pikëve të Barnes mundi 112- 91 Miami jashtë fushe. Barnes ishte lojtari më I dalluar në parket për ekipin mik, me 27 pikë të realizuara.

Sukses i rëndësishëm edhe për kalifornianët e Los Angeles Clippers, që mundën teksanët e Houston Rockets. Për vendasit liderat ishin yjet Leonard dhe Harden, me 41 dhe 29 pikë respektivisht

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy