Prenkaj: Faktori ndërkombëtar po kërkon rikthimin e bashkëpunimit me një Qeveri të re

by Nexhat

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, vendet e QUINT-it u kanë bërë thirrje partive politike për formimin e një Qeverie stabile.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe vendet e tjera presin që më 28 dhjetor Kosova të zhvillojë një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik. Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, në një deklarim për rtv21 vlerësoi se thirrjet e tilla janë sinjal se faktori ndërkombëtar po kërkon që sa më parë të rikthehet bashkëpunimi.

banner

“Thirrjet po bëhen me qëllim që Kosova sa më shpejt të rikthejë rrugën e bashkëpunimit dhe koordinimit me komunitetin ndërkombëtar, rrugë kjo nga e cila, tash e disa vite, Qeveria e kaluar Kurti 2, si dhe mbajtja e pushtetit për një periudhë në mënyrë të paligjshme dhe jolegjitime, kanë bërë që Kosova të mbetet si një lloj apendiksi në tërë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE.”, tha Prenkaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy