“Rama nuk do t’i heqë imunitetin Lubi Ballukut”, Berisha: Po përdor mandatet si marioneta krimi, dy gjykatës skllevër të pushtetit…

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë, duke i cilësuar disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese si të nënshtruar ndaj pushtetit politik.

Gjatë një deklarate publike, Berisha pretendoi se dy gjyqtarë kushtetues u kanë pohuar miqve të tyre se e kuptojnë se, sipas tyre, Edi Rama “ka marrë fund politikisht”, por pavarësisht kësaj janë vënë nën presion për të votuar në favor të tij më 18 të këtij muaji. Ai i cilësoi ata si “gjyqtarë skllevër të pushtetit”, duke theksuar se vendimmarrja e tyre nuk është e pavarur.

banner

Sipas Berishës, kryeministri nuk do të pranojë heqjen e imunitetit, pasi, sipas tij, në momentin që do të lejonte heqjen e një imuniteti, do të detyrohej të përballej edhe vetë me të njëjtin proces. “Këtë nuk e bën”, u shpreh ai, duke shtuar se opozita do të reagojë dhe se qytetarët do të shprehen, sipas tij, përmes “luftës për liri”.

Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu kryeministrin se po provokon hapur SPAK-un, duke ndërhyrë në procedurat ligjore. Ai solli si shembull trajtimin e ndryshëm të kërkesave për kohë nga avokatët për shqyrtimin e dosjeve, duke theksuar se në raste të ndryshme janë zbatuar standarde të pabarabarta

Berisha deklaroi se, sipas rregullores, raporti përkatës duhet të paraqitet në Parlament brenda dy javësh dhe të vendoset në pikën e parë të rendit të ditës së seancës pasuese. Ai akuzoi Ramën se ka bllokuar këtë proces, duke pezulluar seancën parlamentare pa caktuar datë të re, një veprim që, sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Në përfundim, Berisha tha se kryeministri po përdor shumicën parlamentare si “marionetë” për të mbrojtur krimet e tij dhe për të asgjësuar sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar këtë situatë si një “asgjësim de facto” të shtetit ligjor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy